Në tre muajt e parë janë realizuar të gjitha masat, të cilat janë në
kompetencë të Qeverisë, gjegjësisht 58 aktivitete nga plani 3,6,9, informoi sot Grupi ministror i punës për ndjekjen e zbatimit të këtyre masave.
Me takimin e Grupit ministror, kryesoi kryeministri Zoran Zaev, ndërsa në të cilin u shqyrtuan aktivitetet për reformat në më shumë fusha me kompetencë të Qeverisë, në ministri të ndara dhe në agjenci dhe institucione të tjera qeveritare, të ndërlidhura me procesin për integrim euroatlantik të Maqedonisë.
Grupi i punës ishte informuar se në vijim është realizimi edhe të 15 masave, prej të cilave një pjesë më e madhe nuk janë në kompetencë të Qeverisë.
Implementimi i këtyre masave do të vazhdojë në periudhën e ardhshme, dje me atë masat e parapara në tre muajt e parë, do të realizohen tërësisht.
Në seancën e sotme të Grupit punues ministror për ndjekjen e zbatimit të Planit 3-6-9, ishte konstatuar se edhe krahas fushatës parazgjedhore, fokusi i Qeverisë është drejtuar ndaj implementimit të masave dhe se nuk ka kurrfarë ngecje në procesin e zbatimit të prioriteteve reformuese urgjente.
Në pajtim me rekomandimet e Komisionit Evropian, përkatësisht edhe të prioriteteve reformuese urgjente që dolën nga të dy raportet e KE-së, të udhëhequra nga grupi i ekspertëve në krye me Rajnhard Pribe, në tre muajt e fundit nga Plani 3-6-9 theks më i madh do të vendoset në reformat në gjyqësi, shërbimet e zbulimit dhe të sigurisë, administratën publike dhe reformat në fushën e mediave dhe shoqërisë civile.
Ministritë dikasteriale të angazhuara për realizimin e masave të parapara në fushat për tre muajt e ardhshëm në sesionin e sotëm punues të grupit ministror u përqendruan në propozim masat për tre muajt e ardhshëm nga Plani 3-6-9. Ata morën vendim për mbajtjen e takimeve konsultuese me përfaqësues së sektorit civil, opozitën dhe institucione të tjera relevante, prej të cilave pritet kontribut për masat në gjyqësi, shërbimet e zbulimit dhe të sigurisë, administratën publike dhe reformat nën fushën e mediave dhe shoqërisë civile në përcaktimin prej gjashtë muajve në Planin 3-6-9.
Seanca e sotme të Grupit punues ministror për ndjekjen e zbatimit të Planit 3-6-9 është pjesë e monitorim mekanizmit që e vendosi Qeveria, përmes të cilit rregullisht, në bazë javore, ndiqet implementimi i planit, që çfarë në mënyrë përkatëse informohen Kuvendi, KE dhe vendet anëtare të BE-së si dhe opinioni i gjerë i ekspertëve.
Data 28.02.2025
Aktuale
- Falet namazi i teravisë së parë në vendet e Ballkanit
- Pas Zarfit të Zi, Egli ia kalon Gjestit në Instagram
- Richard Teng i Binance mbi turbulencat në tregun e kriptovalutave: Tërheqje taktike, jo rënie strukturore
- Urim i koalicionit VLEN me rastin e muajit të Ramazanit
- Ministria e Financave: Investimet e huaja direkte në vitin 2024 arrijnë 1,255 miliard euro, janë dyfishuar në krahasim me vitin paraprak
- VLEN: Në vend të një feste për fëmijët, hapja e kopshtit u kthye në tubim politik
- Fjolla Morina përfundon në spital
- Albin Kurti shpreh ngushëllime për humbjen e Bajram Qerkinit, një simbol i luftës për të zhdukurit