Sektori për Punë të brendshme në Tetovë njofton se gjatë ditës së sotme është arrestuar një i arratisur nga burgu i Idrizovës, i cili është i dënuar me 8 vjet burg për vrasje,
“Sot (22.10.2024) në ora 08:50 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar personin A.B. (41) nga Tetova. Ai ka qenë i dënuar me tetë vjet burg për veprën penale “vrasje”, e dënueshme sipas nenit 123 të Kodit Penal, ndërsa me urdhër të gjykatës kërkohej për shkak të arratisjes nga IKNP Burgu Idrizovë në Shkup, ku kishte për të vuajtur edhe një vit e gjashtë muaj dënim me burg. Personi është dërguar në Institucionin korrektues ndëshkues penal, Burgun e Idrizovës në Shkup për vuajtje të dënim”, shtojnë nga SPB-Tetovë.