Shaip Kamberi përsëri deputet (Dokument)
22 Prill, 2022 19:07
Kamberi: Vetëm ShBA mund ta detyrojë Serbinë që ta njohë Kosovën
Gjykata Administrative në Nish aprovon kërkesën e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës për rivotim në vendvotimin numër 6. në Tërnoc, përcjell Kosova Post.
Pritet Vendimi edhe për vendvotimin numër 13 në Zarbincë.
Kamberi, i cili në zgjedhjet e 3 prillit garoi në kuadër të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, tha se këto zgjedhje u karakterizuan me dalje të ulët të shqiptarëve, për shkak të, siç tha, pasivizimit të adresave të shqiptarëve.
Lexo Edhe:
Kurti për pasivizimin e 6 mijë adresave të shqiptarëve në Luginë: Ky është spastrim etnik i heshtur
Kamberi: Na duhen edhe 300 vota për të fituar një mandat në Kuvendin e Serbisë
Prishtina akuzon Serbinë: Spastrim etnik i Luginës së Preshevës
“Shumë shqiptarëve u është pamundësuar e drejta elementare. E drejta për të votuar. Kjo e bënë procesin zgjedhor jodemokratik. Zgjedhjet jo të lira”, tha Kamberi përmes një postimi në Facebook.
Prandaj, ai tha se “zgjedhjet duhen të përsëriten në Luginën e Preshevës, duke zgjidhur paraprakisht çështjen e mohimit të së drejtës për të votuar për çdo qytetar të Luginës së Preshevës”./KosovaPost/.