Një person është arrestuar dje në vendkalimin kufitar Tabanoc, pasi polica kufitare ka konfirmuar se gjendet në listën për vuajtjen e dënimit me burg. Kompetentët, siç kumtoi MPB-ja, dje në vendkalimin kufitar gjatë kontrollit të pasaportës kanë konstatuar se personi V.SH. (64) nga fshati Vevçan gjendet në STOP-listën për mbajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej tre muajve. Dënimi i është shqiptuar për vepër të kryer penale “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme” në pajtim me nenin 292 nga Kodi Penal. Personi është privuar nga liria dhe me vërtetim u është dorëzuar nëpunësve policorë nga SPB Kumanovë për procedurë të mëtejme.
Data 13.04.2026
Aktuale
- Grabiten stolitë e një gruaje, ndalohen dy persona nga Shkupi
- Nga 13 deri më 19 prill fillon aksioni evropian për kontroll të shpejtësisë në rrugët e Maqedonisë
- Vdes një person, ra nga kati i gjashtë i ndërtesës ku po punonte
- Vrasja e Martin Çeços, Martina Pajollari prej dy javësh e lirë, i përfundojnë afatet e paraburgimit
- Reali më mirë me apo pa Mbappén? Debati absurd që po dominon në Spanjë
- VIDEO/ Morën peng një 32-vjeçar dhe më pas e dhunuan, identifikohen 3 autorët! Arrestohen dy prej tyre, njëri shpallet në kërkim (EMRAT)
- Gruaja e rrahu burrin me grushte në mes të bastores teksa ai po vendoste një tiketë
- Ndalohet komandanti i UÇK-së nga policia serbe rrugës për në Preshevë

