Në zgjedhjet presidenciale të raundit të dytë të mbajtur me 5 maj të vitit 2019 në Studeniçan deri në ora 10 kanë votuar 310 persona ose 1.98 % nga trupi votues, shkruan Almakos.
Në ora 13 dalja në votime në Komunën e Studeniçanit është rritur në 1.536 votues ose 9.79 % nga trupi i përgjithshëm votues.
Përndryshe numri i përgjithshëm i votuesve në Komunën e Studeniçanit është 15.704 votues dhe në orët në vijim kjo përqindje pritet që të ndryshoje.
Gara në këtë raund të zgjedhjeve presidenciale po zhvillohet midis Stevo Pendarovskit dhe Gordana Siljanovskës.


