Në zgjedhjet presidenciale të raundit të dytë të mbajtur me 5 maj të vitit 2019 në Strugë deri në ora 10 kanë votuar 1.590 persona ose 2.63 % nga trupi votues, shkruan Almakos.
Në ora 13 dalja në votime në Komunën e Strugës është rritur në 6.138 votues ose 10.15 % nga trupi i përgjithshëm votues.
Në ora 15 dalja në votime në Komunën e Strugës është rritur në 10.714 votues ose 17.72 % nga trupi i përgjithshëm votues.
Përndryshe numri i përgjithshëm i votuesve në Komunën e Strugës është 60.505 votues dhe në orët në vijim kjo përqindje pritet që të ndryshoje.
Gara në këtë raund të zgjedhjeve presidenciale po zhvillohet midis Stevo Pendarovskit dhe Gordana Siljanovskës.


