Patriarku bullgar, Neofiti do të takohet me patriarkun ekumen, Bartolomeu, për të diskutuar rreth statusit të Kishës Ortodokse Maqedonase.
Që të dy do të shërbejnë liturgji fetare më 7 janar në Kishën e Shën Stefanit, e njohur si Kisha e hekurt, që ndodhet në Stamboll.
Në këtë liturgji do të marrin pjesë edhe kryeministri bullgar, Boyko Borisov, si edhe kreytari turk, Recep Tayyip Erdogan.
Nova Tv bën të ditur se kjo kishë u meremetua dhe ka kushtuar rreth 3,5 milionë euro.

