Në vendvotimin 2962/1 të Shkollës Fillore “26 Korriku” të komunës së Shuto Orizares votimi për referendumin është duke u zhvilluar pa probleme dhe pengesa, kurse dalja është 23 për qind, raporton Portalb.mk.
“Deri tash kanë dalë 23 për qind e votuesve. Procesi është zhvilluar në mënyrë normale. Ka filluar në kohë, gjithçka ka qenë në rregull. Incidente diçka nuk ka pasur”, deklaroi zëvendësanëtari i vendvotimit, Shaban Memishi.
https://www.facebook.com/portalb.mk/videos/1394484940655043/