Në Shutkë, në paraburgim kanë përfunduar tre deputetët e VMRO-së, të cilësuar si kryesorë në hapjen e dyerve për huliganët maqedonas natën e 27 prillit – Kërsto Mukovski, Sasho Vasilebvski dhe Luben Arnaudov, derisa paraburgim shtëpiak kanë marrë deputetët Johan Tarçullovski, Zhaklina Peshevska dhe Ljupço Dimovski. Kështu vendosi të martën Trupi gjyqësor i Gjykatës Penale të Shkupit, ndërkohë që gjatë tërë ditës, kishte marrë në pyetje gjashtë deputetët e VMRO-së, të akuzuar për “terrorizëm”, shkruan gazeta KOHA. Një deklaratë të shkurtër për mediat para hyrjes në gjykatë dje dha vetëm deputeti Mukovski, i cili tha se shikuar juridikisht, sipas tij, nuk ka argumente për paraburgim, por, siç theksoi, ia lë gjyqit që të vendosë për atë dhe beson në të. Ndryshe, gjashtë deputetët janë pjesë e 36 personave të cilët Prokuroria Themelore Publike i përndjek për “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe të sigurisë” lidhur me ngjarjet e 27 prillit të këtij viti në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë. Të premten, Parlamenti i Republikës së Maqedonisë ua hoqi imunitetin, ndërsa njoftimi në Gjykatën Penale nga Parlamenti arriti një ditë më parë, ku iu dorëzua gjykatësve kompetentë në procedurë paraprake, me çka u krijuan kushte që të veprohet rreth propozimit të prokurorisë.
Data 20.08.2025
Aktuale
- (VIDEO) Mickoski: BDI përdor badenterin për t’u rikhtyer në pushtet
- “Ne nuk kemi ushtri! Edhe Mali i Zi na pushton po të dojë”- Liçaj: S’mund të hyjmë në BE në këtë gjendje
- “Na duhet shtet i shëndoshë”, Mickoski: Pas lojërave të fatit, do të ketë zgjidhje ligjore edhe për kreditë e shpejta
- Aprovohet aktakuza si vazhdim i hetimit për lëndën “Aditiv”
- PL, Blushi: Kërcënimi me jetë i botuesit të News24 dhe Panorama Group, akt shumë i rëndë dhe i dënueshëm
- Revolucioni i ri i Apple: A do të sjellë Touch ID në orët e saj?
- “Më afër qytetarëve”, Ramadani hap faqen personale për të dëgjuar kërkesat
- Trump e cilëson “hero lufte” Netanyahun për të cilin GJNP ka lëshuar urdhër arresti

