Maqedonia në shtator të këtij viti gjithsej ka shpenzuar 506.157 megavatë orë energji elektrike, 13.336 milionë metra kubë normal gaz natyror, 391.928 tonë qymyrguri dhe 85.266 tonë produkte të naftës.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, 71,2 për qind e energjisë së shpenzuar elektrike është nga prodhimi vendor, ndërsa 96,8 për qind nga sasia e përgjithshme e qymyrgurit është përdorë për prodhimin e energjisë elektrike.