Sot ( e ejte) do të organizohet forum rajonal me temë ”Puna në rrjet: Të rinjtë e Ballkanit Perëndimor punojnë për punësim rinor!-Nisma rajonale për qasje të përbashkët te punësimi rinor” përcjell Almakos.
Sipas AIM-së, në këtë forum pritet që të marrin pjesë 150 të rinj, veprimtarë shoqëror dhe individë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor.
Programi përfshinë dy sesione plenare, tre punëtori, folës mysafirë, respektivisht fjalime ekspertësh në sferën e punësimit dhe politikat për punësim rinor. /Almakos.com/