Shkupjanët në Zgjedhjet lokale 2025 kanë mundësinë të zgjedhin Kryetar të Qytetit të Shkupit në mesin e 16 kandidatëve, nga të cilët vetëm një është grua. Për 45 vende për këshilltarë janë dorëzuar 19 lista me 855 kandidatë.
Ata gjithashtu votojnë edhe për kryetarët e komunave dhe këshilltarët e komunave të Shkupit në të cilat jetojnë.
Pra, në këtë mënyrë, në qendrat e votimit do të marrin katër fletëvotimi, të cilat pas votimit do të duhet t’i vendosin në kutitë e shënuara. Të drejtë vote në Qytetin e Shkupit kanë 474.304 zgjedhës.
Në komunat e Shkupit – Aerodrom, Butel, Gazi Babë, Gjorçe Petrov, Karposh, Kisella Vodë, Saraj, Çair, Shuto Orizarë dhe Qendër – qytetarët votojnë gjithashtu për kryetarët komunalë dhe këshillat komunalë përkatës.
Çdo votues në Shkup merr katër fletëvotime: dy për zgjedhjet në nivel të qytetit (për kryetar dhe këshillin e Qytetit të Shkupit) dhe dy për komunën ku banon (për kryetar komune dhe këshillin komunal).