Qindra qytetarë festën e 8 Marsit sot e shënuan rrugëve të qytetit përmes një marshi paqësor duke kërkuar barazi gjinore. ‘’Duam të drejta, nuk duam tigan’’, ‘’8 Marsi nuk është ditë për lule’’, ‘’Rroga të njëjta,’’ ‘’Dënim për dhunuesit’’, ishin vetëm disa nga thirrjet e marshuesve.
Manifestimi i sotëm u mbështet dhe nga kryeministri Zoran Zaev, i cili po mbante megafonin e aktivistes Kalija Dimitrova, e cila në moment kur ajo përmendi se vetëm 12 gra janë të punësuara në institucione ose vetëm 6 përqind, kryeministri kapi kokën me dorë.
Albulena Karaga pjesë e marshit, kërkoi nga institucionet të respektojnë gratë në punësim, duke përmendur faktin se në zgjedhjet e fundit vetëm 12 nga kandidatet ishin gra.
“12 kandidate ishin femra në zgjedhje lokale dhe kjo u pasua me komente se nuk është diskriminim por mungesë e grave profesionale. Në Maqedoni iniciativa #TaniTregoi tregoi abuzime të shumta që domethënë statusi i gruas edhe më tej kërkon shumë punë”, tha Karaga.
Sneshka Iliq aktiviste për të drejtat e grave, informoi se po përgatisin ligj me anë të së cilit femrat do të vendosin vet për trupin e tyre.
‘’Do të luftojmë për të përpiluar ligj të ri ku vetëm gruaja do të mund të vendos për trupin e saj. Me këtë marsh ftojmë edhe baballarët, vëllezërit dhe bashkëshortët që të shkelim stereotipave. Ftojmë edhe politikanët që të ndërmarrin masa më konkrete. Lufta për barazi gjinore do të vazhdojë deri sa nuk arrihet barazi gjinore e plotë”, tha Sneshka Iliq.
Marshi i sotëm u mbështet dhe nga, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carvoska, ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, ministri i shëndetësisë Venko Filipçe dhe disa funksionar të tjerë të qeveris së re.
“Tregojmë se edhe ne jemi të përkushtuar për barazi gjinore. Në vend se të marri dhurata secila femër dhe mashkull duhet të kthehet pas dhe të mendojë se çfarë bëmë ne për barazi gjinore”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Social, Mila Carovska.
Në këtë mënyrë 8 Marsi u shënua dhe në disa qytete nëpër Maqedoni. Ndryshe zëvendës ministri i punëve të brendshme Agim Nuhiu në nder të kësaj dite punësoi gjashtë zëdhënëse shqiptare në këtë ministri.
Arbnora Memeti
Almakos