Gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup ndodhën 14
aksidente. Në tete aksidente lehtë janë lënduar 10 persona, në dy lëndime të rënda trupore kanë marrë një drejtues i motoçikletës, një çiklist dhe një bashkudhëtar. Në katër aksidente është shkaktuar dëm material.
Policia rrugore dje i ka sanksionuar 28 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjashtë shoferë të cilët nuk u kanë lënë përparësi kalimi shoferëve në udhëkryqe, pesë shoferë kanë kaluar në semafor të kuq, tre shoferë të cilët nuk i kanë respektuar rregullat për tejkalim, dy shoferë të cilët i kanë drejtuar automjetet e tyre nën ndikimin e alkoolit dhe janë përjashtuar nga komunikacioni, 20 shoferë të cilët i kanë drejtuar automjetet e tre pa patentë shoferi
gjegjësisht të paregjistruara, 10 shoferë të cilët me biçikleta kanë bërë shkelje në baza të ndryshme dhe 44 automjete të cilat nuk janë parkuar sipas rregullave.
Me ndihmën e automjetit special karrotreci, siç informoi SPB Shkup, janë larguar 60 automjete.