Në Shkup u hap panel diskutimi me qëllim në bashkëpunim mes komunave, kompanive dhe sektorit civil. Ku edhe u prezantua projekti “City Tree”, për mbrojtje klimatike. Ambasadorja gjermane, Christine Althauser tha se ky projekt është vetëm një pikë e mozaikut të problemit në ndryshimet klimatikë që ndodhin në gjithë botën. Ku këto probleme, Maqedonia nuk mund t’i zgjedh e vetme, por as edhe Gjermania, prandaj këtu kërkohet bashkëpunim. Pikërisht kështu bashkëpunime kemi patur, si simbolikë, me realizimin e projektit “City Tree”, ku kemi bashkëpunuar me qeverisjen lokale, organizatat jo qeveritare, tha Althauser nga ambasada Gjermane, që e financonte kampanjën, njohton Almakos.
Poashtu në këtë panel u tha se bëhet fjalë për “drunj” që janë vendosur në Shkup e Tetovë. Në këtë projekt kanë investuar edhe biznismenët për mirëqenien e qytetarëve të RM-së.
Në panelin diskutues u tha se City tree, është mënyrë e shkëlqyer për përballje me ndryshimet klimatike. Në afrësi të tij edhe në ditët më të nxehta temperature është e këndëshme, për shkak të funksionit natyror të bimëve. City Tree akumulon ujë dhe paraqet biodiversitet, që mungon në hapsirën urbane.
Thuhet se ndojtja e ajrit është problem i madh, madje 90 përqind e banorëve të qyteteve [do ditë thithin ajër të ndotur. Ajri I ndotur shkakton sëmundje edhe vdekjen e [do personi në botë. Komponentët kryesor të ndotjes së ajrit janë oksidazoti, ozone dhe pluhuri i imët (PM), në vetëm 10 mg pluhur në sipërfaqe metër kub, në ajër shkurton jetën për gjysmë shekulli. Prandaj, ky projekt ka synim që të gjendet zgjidhje për ajrin e ndotur.
Në vitin 2014, Denes Honus, Peter Sanger, Zhegliang Vu dhe Viktor Splittgerber themeluan kompaninë “Green City Solutions” dhe gjetën zgjidhje innovative për zgjidhjen e problemit me ajrin e ndotur nëpër qytetet – City Tree.
Myshqet dhe bimët vaskulare tërheqin edhe pluhurin e imët, e shndërrojnë në fito-masë, e cila iu shërben si ushqim.
Ky fitër bimor kompenson ndotjen nga 417 automobila në nivel vjetor dhe mund të përshtatet në [do ambient.
City Tree ka efektin e njëjtë sikurse 275 drurë, por nuk i zëvendëson!
Fal paneleve diellore dhe sistemeve për kapjen e ujërave nga shirat, kjo strukturë vetë mirëmbahet dhe nevojitet servisim vetëm disa orë në vit.
Konstruksioni kombinon teknologji të reja të sensorëve për grumbiullimin e të dhënave të rëndësishme për mjedisin jetësor dhe klimës me qëllim të funksionimit optimal.
Deri më tani instalimi “City Tree” është I suksesshëm në më shumë vende si: Oslo, Paris, Drezden, Kligental dhe Hong Kong
Në Maqedoni ndotja e ajrit është rritur dukshëm, prandaj Qendra për hulumtim dhe Informim për Mjedisin jetësor “Eko – svet”, inicoi vendosjen e dy instalimeve City Tree, në Shkup dhe Tetovë.
/D.Kërluku
Almakos.com

