09 April
Dy paralele në gjuhën shqipe do të hapen vitin e ardhshëm mësimor në shkollën e mesme të elektro-makinerisë në Ohër. Kjo parashihet në konkursin për paraqitjen e nxënësve në shkollat e mesme për vitin mësimor 2017-2018, të cilën e publikoi Ministria e arsimit. Njëra paralele është në drejtimin elektroteknik- energjetik me 34 nxënës kurse paralelja tjetër gjithashtu me 34 nxënës në drejtimin Teknik për trafik rrugor. Prindërit e fëmijëve që mësojnë në shkollën e vetme fillore në Ohër “Bratstvo i Edinstvo” ku mësimi zhvillohet edhe në gjuhën shqipe, thonë se ishte e domosdoshme që kjo të ndodh.
Doko thotë se duhet që prindërit të dorëzojnë nismë pranë komunës dhe Ministrisë së arsimit për hapjen e këtyre dy drejtimeve dhe të gjithë së bashku ta tejkalojnë këtë problem. Këtë vit, në shkollën fillore “Bratstvo i Edinstvo” në Ohër, klasën e nëntë do ta mbarojnë 30 nxënës shqiptarë.
Deri më tani kishte disa nisma për hapjen e paraleleve të gjimnazit në gjuhën shqipe në Ohër, por pa sukses. Për shkak të pamundësisë të mësojnë në gjuhën amë, pjesa më e madhe e nxënësve udhëtojnë deri në Strugë ku procesin mësimor e ndjekin në njërën prej shkollave të mesme ndërsa disa vendosin të qëndrojnë në Ohër dhe mësimin ta ndjekin në gjuhën maqedonase.
Miki Trajkovski