Ka motmot e disa muaj…
U zgjova sot, dhe duke përgaditur një përshesh e ndëgjova një këngë të vjetër të Hanife Reçanit “ka motmot e disa muaj”, eh, të lezeçme janë këto këngë! Kjo më rikujtoj se edhe unë ka motmot e disa muaj jam në pushim mjekësor. Besoni se njeriu humb vullnetin për jetë, nuk dij çfarë dite është, as datën thjesht gjumë, gjumë, gjumë…si puna e arriut!
Vendosa të shkoj te drejtori t’i them helbete mos ka ndonjë vend në administratë , se akoma nuk e ndjej veten mirë për në proçes arsimor. Duke shkuar rrugës i rashë pishmanit. Lëre se do e ngushtojnë drejtorin, por ndonjë do duhet të largohet nga puna. E sot çdo familjes i mungon një rrogë.
Hyra në shkollë të zyra e pedagogut, filluam të llafosim tema nga më të ndryshmet. Më vonë erdh drejtori u përshëndetëm dhe ndër të tjerat tha:
– Profesor erdhi njëri e i mati dritaret e shkollës dhe do i muntojnë të reja.
– Cili qenka ai donator privat, ju lumtë- i thash?
– Jo është projekt i ministrisë. Tenderin e ka fituar një firmë e Strumicës, dritaret do i bëjë një firmë e Koçanit kurse do i montojnë një firmë e Vallandovës.
Puuupuuu, ec e bjeri në fije!!!
Para nja dy vjetësh i nderoi do dritare dhe dyer Haxhi Hakiu. Namin e fotografive bëri ish kryetari duke e llogaritur si sukses të vetin xhepin e Haxhi Hakiut.
Kur është puna për donacione i bëjnë firmat shqiptare. E merrni me mend, vetëm në Çegran unë dij dy firma që merren me përpunimin e dritareve, e të mos flasim për në Gostivar e rrethinë! Ju kujtohen ata që dilnin para bagerava se do priten do shkurre vetëm për të penguar gazsjellësin për në Tetovë e Gostivar.
Ky ministri, kur lyp vota, a në Strumicë, Koçan e Vallandovë kërkon vota?
Më thoni një firmë shqiptare që mund të fitoj tender në Çuçinsandevo?
Edhe për këtë kanë arsye këta d….., thonë se për të konkuruar në tender duhet të plotësisht kushte dhe firmat shqiptare nuk kanë dokumentacion të rregullt.
Po de, duhet të plotësisht kushte. Së paku të jesh firmë e Angjushevit, ose gruaja e Makradulit , ose komshija e Zaevit.
Edhe ato pak firma shqiptare që kanë marrë ndonjë tender ua kanë rrjep lëkurën këta dylberat e partive.
Çka t’ju them???
Valla zort me qenë shqiptar!!!
Nëse doni të mbijetoni rreshtohuni nëpër parti, jo se jo, kuferin te hallçja Merkel.
Shkrimi është marr nga portali Tetova 1.

