Kuvendi sot pritet të mbajë seancën e 89-të. Në rendin e ditës janë propozimi për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Rregullator për Banesat, si dhe propozim-vendimet për shpalljen e thirrjes publike për emërimin e një anëtari dhe të kryetarit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhimin e Mbeturinave Komunale.
Gjithashtu, parashihet edhe shpallja e thirrjes publike për emërimin e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Agjencisë për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informacionet me Karakter Publik, si dhe vendimet për shpalljen e thirrjeve publike për zgjedhjen e një anëtari të Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi dhe të një anëtari të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.
Në kuadër të kësaj seance, deputetët do të diskutojnë edhe për Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për shëndetin veterinar, Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve, Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për deputetët, si dhe Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për pagat dhe kompensimet e tjera të personave të zgjedhur dhe të emëruar – të gjitha me procedurë të shkurtuar.
Në rend dite janë edhe Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për pagat e prokurorëve publikë, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për pagat e gjykatësve, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për pagat e anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve Publikë dhe Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për pagat e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, gjithashtu me procedurë të shkurtuar.


