Në Komunën e Sarajit deri në ora 13 të drejtën e votës për zgjedhjet presidenciale e kanë shfrytëzuar gjithsejtë 2658 persona, shkruan Almakos.
Numri i votuesve në këtë komunë është 31514 ku deri në ora 13 kanë votuar 2658 persona ose 8.45 %.
Përqindja e votimeve dukshëm pritet që të ndryshoje në orët në vijim. Përndryshe në disa vendvotime në Shkup dhe rrethinë ka pasur disa incidente të vogla ku persona të caktuar kanë fotografuar votën e tyre.