Një person është lënduar rëndë gjatë një fatkeqësie komunikacioni që ndodhi mbrëmë rreth orës 23 në rrugën lokale Milladinovcë-Mralinë, rrethi i Shkupit.
Siç informoi MPB, në fatkeqësinë, automjeti “Audi A3” me targa të Shkupit i drejtuar nga E.B. (60) nga Shkupi, ka dalë jashtë rrugës dhe është rrokulllisur.
E.B. me automjet të ndihmës së shpejtë është dërguar në Kompleksin e klinikave “Nëna Terezë” ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore dhe pas ofrimit të ndihmës mjekësore është mbajtur për mjekim të mëtutjeshëm.
Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe po punohet në ndriçimin e plotë të rastit.
MIA