Numri i të prekurve nga diabeti sa vjen e rritet. Në RMV ka rreth 130 mijë pacientë të diagnostifikuar me diabet. Nën moton “Mirëqenia e personave me diabet”, Lidhja e shoqatave të diabetikëve në Maqedoninë e Veriut ka shënuar 14 nëntorin – Ditën botërorë të diabetit. Kryetari I lidhjes, Dimçe Velev tha se nevojitet qasje në terapinë inovative dhe të vazhdohet me terapinë e insulinës si më parë. Ai bëri thirrje për ndryshimin e modelit të të ashtuquajturit, “çmimi referent për qytetarët që të mund të furnizojnë vetë barnat e nevojshme në farmaci”. Ai theksoi se sëmundjet kardiovaskulare janë më të shpeshtat, pasuar nga retinopatia, prandaj, shtoi ai, “është e nevojshme që sa më shpejt të vendoset në listën pozitive terapia e retinopatisë”. Shqetësue është edhe fakti se është rritur dukshëm edhe numri i fëmijëve të prekur nga diabeti I tipit dy.
Data 16.11.2024
Aktuale
- Në RMV ka rreth 130 mijë pacientë të diagnostifikuar me diabet
- Dafina Zeqiri ka një lajm të mirë
- Si të zgjidhni fafën e shëndetshme: Rreziqet dhe përfitimet
- Buxheti 2025 të hënën në Kuvend/ Tabaku: Nuk ofron asgjë për shqiptarët! Duhet një model ekonomik që ofron mundësi të barabarta për të gjithë
- Kryetari i BNjVL Gjorgjievski në Çair për Ditën Ndërkombëtare të Tolerancës
- Policia e Kosovës rrit kapacitetet e saj me automjete të rejapër njësitë speciale
- (VIDEO) Ahmeti dhe Mexhiti flasin për shqipen, njëri i bie thumbit, tjetri patkojit
- Edi-Lelës: S’jam unë për me u bë çift