Metodologji plotësisht të re të regjistrimit të ardhshëm të popullsisë propozon drejtori i ri i Entit të statistikave, Apostoll Simovski. Duke shprehur qëndrim personal, Simovski vlerëson se përkatësia etnike më nuk është e rëndësishme, por për shkak të rrethanave në Maqedoni, duhet të bëhet regjistrim se çfarë gjuhe flitet në familje, për shkak të 20 përqindëshit që e parasheh kushtetuta dhe ligjet si kusht për përdorim të gjuhe tjetër përveç maqedonishtes, transmeton Gazeta Lajm. Regjistrimi i ardhshëm në Maqedoni planifikohet pas 2 viteve, sepse regjistrimi i fundit në Maqedoni dështoi në vitin 2011. Prokuroria Speciale ka haput hetime ndaj kryetarit të BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së, Ali Ahmeti dhe Nikolla Gruevski për shkak të dyshimeve se kanë ndikuar të nderpritet regjistrimi për shkaqe politike.
Data 25.02.2025
Aktuale
- Eurostat: Inflacioni në muajin janar ishte shumë më i lartë se matjet kombëtare. Ja çfarë do të thotë
- Halil Geci: Grenell kërkon ndarjen e Kosovës – e vërteta pas shkëmbimit të territoreve
- Marrin fund dilemat për të ardhmen e Kimich, mesfushori dhe Bajern pritet ta zyrtarizojnë shpejt
- Së shpejti robotët – të ngjashëm me njerëzit – që mund t’i përdorim për të bërë punët e shtëpisë
- Mos harroni çadrat! Parashikohen reshje shiu për ditën e sotme, ja sa do të jenë temperaturat
- Pse shkoi deputetja e PS në SPAK? Klodiana Lala tregon prapaskenat
- Dallimi i mediave tradicionale nga ato online
- Video e rrallë e komandantit legjendar Adem Jashari, publikohet në kujtim të një ikone