– Në rajonin e Pollogut në nëntë muajt e parë janë regjistruar 345 plaçkitje të rënda me gjithsej dëme të shkaktuara materiale prej 32 milionë e 840 mijë denarë, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski. Sipas të dhënave të tij kjo shifër është për 32 raste më pak në krahasim me vitin e kaluar. Në këto raste 147 kanë qenë nëpër shtëpi dhe banesa, 36 në dyqane, 20 në automjete, pesë plaçkitje të ashtuquajtura të pamëshirshme dhe 45 tentime për plaçkitje të rënda. “Numri më i madh i plaçkitjeve të rënda janë realizuar me hapje të dhunshme të dyerve hyrëse ose dritareve në hapësirat e bodrumeve, në katet përdhes të objekteve ose me hyrje përmes dyerve të pambyllura. Më tërheqës për plaçkitësit edhe sivjet janë stolitë e arit dhe të hollat, ndërsa janë marrë edhe televizorë, orë, telefona celularë, bizhuteri dhe të tjera.
Është karakteristike është ajo që një numër i caktuar i plaçkitjeve të rënda para së gjithash janë të stolive të arit ose të hollat kanë qenë brenda familjare gjegjësisht në to kanë marrë pjesë të afërmit e pronarëve që nuk është dukuri e re dhe e panjohur për rajonin më të gjerë të Pollogut”, tha Josifovski. Në njëjtën periudhë për sivjet janë shënuar 118 plaçkitje nga çka 32 janë vjedhje të energjisë elektrike, 19 të drunjve, 16 të automjeteve, dy të biçikletave dhe motoçikletave dhe të sendeve ose produkteve të ndryshme.