Aco Kolevski u zgjodh anëtar i ri i trupit që do te emërojë dhe do të shkarkojë prokurorë. Ne këtë pozitë vjen nga rrallët e Prokurorisë Publike Shtetërore. Ai është i njohur në opinion se me vendimin e tij shpëtoi nga paraburgim biznesmenin Sead Koçan duke firmosur kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë ,pikërisht kur ai kishte braktisur shtetin. I njëjti sot dha betim para kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi.
“Mendoj se sështë ashtu. Ne si Prokurori publikë veprojmë lidhur me kërkesat për mbrojtjen e ligjshmërisë. Më shpesh kësi kërkesa paraqesin të akuzuarit . Në 90 përqind prej rasteve, prokuroria prononcohet pozitivisht, respektivisht në dobi të të akuzuarve.” – iu përgjigj Kolevski gazetareve. Ai theksoi se si anëtar i Prokurorisë Publike Shtetërore do të veprojë sipas ligjeve, dhe se nuk do te shpreh mendimin lidhur me spekulime.
Vjet, Kolevski parashtroi KBL për biznesmenin Koçan i cili ishte i akuzuar në rastin “Trust” me çka ndërhyri në punën e Prokurorisë Speciale. Pasi Gjyqi i Apelit i caktoi paraburgim Koçanit, Këshilli pesë anëtaresh i Gjyqit Supreme në krye me Jovo Vangelovski gjeti “parregullsi” në vendimet e gjykatave me të ulta dhe i shfuqizoi. Koçani i cili kishte ikur ,pas këtij vendimi të Gjyqit të Lartë u kthye në vend.
Almakos.com