Memedali Jusufi
Shoqeria shqiptare ne Maqedonine e Veriut i mungojne shume gjera, nder ta , eshte edhe nje debat cilsore. “Kriza më e madhe që mund të godasë popujt” eshte ardhja pikerishte ne pushtet e njerezve nga turma thote Ortega Y. GGaset…Orvatja per te kundershtuar arrdhjen e keqes potenciale qe egziston ose mbrojtja e vullnetit te lire eshte egzistenca ne bote e se keqes natyrore. Edhe nese pranojme se vullneti i lire eshte nje zotrim kaq i vyer sa qe i’a vlen qe ta kemi edhe me koston e se keqes morale -gjerat e keqija dhe te liga qe ndodhin kur njerzit e perdorin lirine e tyre per te bere zgjedhjet e gabuara-c’mund te themi per te keqen natyrore?
Sa do te kishte minuar apo zvogluar Zoti vullnetin tone te lire nese krejt papritmas ai do te kishte zhdukur te keqen, fatkeqsine natyrero, semundjet etj.A thua eshte nje ndeshkim i Zotit per keto te keqija natyrore qe na ndodhin?
Pervec veshtirsise se te keqes natyrore , mbrojtja e vullnetit te lire , ne menyre te paevitueshme , bie brenda nje stuhie filozofike ne vete formen e problemit te vullnetit te lire . Mbrojtja supozon se aftesia jone per te bere zgjedhje eshte e lire ne kuptimin e plote te fjales ; kur ne vendosim qe te bejme dicka , vendimi yne nuk percaktohet apo shkaktohet nga ndonje faktor i jashtem , mundesia per te vepruar ndryshe eshte e hapur per ne. Ky shpjegim ‘libertian’ i vullnetit te lire pajtohet me se miri me sensin tone te perditshem te asaj qe ndodh kur ne veprojme dhe zgjedhim, por shume mendimtare mendojne se kjo pikepamje nuk mund te mbeshtetet perballe determinizmit. Dhe sigurishte , nese shpjegimi liberal qe qendron mbrapa mbrojtjes se vullnetit te lire nuk mun te mbeshtetet , vete mbrojtja rrezohet bashke me te .
Prandaj ne shpesh pandehim se dituria nuk eshte ajo që i bën të lumtur njerëzit, por padituria, bile shkohet më larg, u fal një copë trualli nga mbretëria e pakapshme e gëzimit. Shumë shkrimtarë e filozofë i janë afruar së vërtetës per keto dilema , duke hedhur poshtë dhjetëra tabu, e duke na dhënë ide të reja mbi jetën. Por që nga Sokrati gjer tek Sartri, a e ka gjetur dikush zgjidhjen e vërtetë, udhën drejt shpëtimit?
Por çfarë konkretisht kupton Hose Ortega me turmën? Turma është njeriu mesatar, ose të gjithë ata njerëz të cilët nuk i parashtrojnë vetes asnjë vlerë – të mirë ose të keqe – të barazuar mbi diçka specifike, por pavarësisht nga kjo e ndjen veten si gjithë të tjerët, madje ndihet i lumtur duke u ndjerë njësoj si gjithë të tjerët apo si çdokush tjetër. Për Ortegën njeriu i turmës që ka marrë në përgjegjësi udhëheqjen është thjeshtë pseudointelektual i pakualifikuar, i pakualifikueshëm, i skualifikeshëm.
“Psikologjia e turmave” ekzistenca e një mase anonime përfaqësonte një shenjë regresi në shoqërinë moderne, që humbiste atë diversitet individual, i cili përbënte pasurinë dhe trashëgiminë e vërtetë të shoqërisë njerëzore.
Për Le Bon, turmat e mëdha ishin një ndalje e procesit evolutiv, i cili në teori duhej të vazhdonte nga e paforma, tek forma, nga e padallueshmja, tek diferencimi progresiv dhe nga sjelljet kolektive, tek veprimet e individëve të nxitur prej vetëdijeve të tyre. Dështimi i procesit evolutiv, që kish prirjen ta conte shoqërinë drejt stadeve më të lashtë të evolucionit të saj, e si pasojë, të shihte imponimin e masave – të paktën sa kohë që këto mbeteshin pa kontroll dhe pa udhëheqje – ishte shenjë e një rikthimi të barbarisë, që i jepte fund një kulture të formuar përgjatë një historie dymijë vjecare.
Si tja bejme qe te shpetojme nga mediokriteti i atyre qe ushtrojne pushtet mbi ne? Njeriu mbetet i suksesshëm përderisa mëson, ndaj nëse mendon se ka mësuar, e ka gjykuar veten se ka dështuar!