Ambasada e parë për fëmijë në botë “Megjashi” dhe “Legis” përmes një punë e cila në thelb ka dëshirën për të dhuruar mirësi dhe për të ndihmuar të tjerët, kanë siguruar ndihma humanitare dhe veshmbathje për 350 fëmijë të pesë qendrave për fëmijë refugjatë pa përkujdesin e prindërve të vendosur në zonën kufitare në Turqi me Sirinë. Nga “Megjashi” dhe “Legis”, personalisht i kanë vizituar kampet më 20-22 qershor të këtij viti, shkruan Almakos.
Kryetari i “Megjashit” Dragi Zmijanac, tha për Almakos se me aksionin “Maqedonia me dashuri për Alepon”, qytetarët e Maqedonisë kanë treguar se janë humanë.
“Në një moment dëgjova të shtëna dhe pyeta se çfarë po ndodh. Më thanë se diçka e till ndodh shpesh. Nuk mund ta besoja sa afër ishte kufiri dhe i ndarë me një mur betoni. Gjithashtu ndjeva keqardhje për ata njerëz të cilët ishin vetëm 2-3 kilometra larg vendit të tyre, por përsëri duhej të jetonin jashtë tij”- tha Dragi Zmijanac, kryetari i “Megjashit”.
Sipas tij, ka pasur shumë aktivitete në disa qytete si në Shkup, Dibër, Gostivar, Tetovë, Strugë dhe Veles. Ai tha se u mblodhën vërtet shumë ndihma dhe kjo tregon se sa human janë qytetarët e Maqedonisë. Në kuadër të këtij aktiviteti humanitar janë mbledhur rreth 9.000 euro dhe e gjithë shuma e fondeve të mbledhura nga qytetarët i është transferuar direkt organizatës turke “Ihaha” dhe në marrëveshje me ta është siguruar ndihmë humanitare.
Në fshatin Rajhanli rreth 90.000 persona kanë strehuar rreth 120.000 sirianë të ikur nga lufta.
Përmes fushatës “Maqedonia me dashuri për Alepon” dy ditë më parë na Kufirin Turqi-Siri fëmijët kishin mundësi të zgjedhin vetë veshmbathjet e reja të cilat donin ti bartnin për festat në vijim, që rezultoi me shumë gëzim tek ata.
Evi Shkopi
Almakos.com