Sot në Polac të Drenicës filluan aktivitetet për shënimin e 100-vjetorit të Hasan Prishtinës – Kryeministër i Shqipërisë.
Me këtë rast, drejtori i ITSHKSH-së, Skender Asani, bashkë me kreun e komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ai dhe me Jahja Llukën, Mehmet Prishtinën dhe përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta, nderuam të rënët për liri me homazhe dhe lule të freskëta.
“Ky ishte një rast i mirë të përkujtojmë të gjithë dëshmoret e luftërave tona për liri, komandantët legjendarë Adem Jashari, Shaban Polluzha, dhe sidomos figurën emblematike të Hasan Prishtinës, i cili vazhdon të jetë burim frymëzimi për gjeneratat në përpjekjet për shtetndërtim dhe status dinjitoz të shqiptarëve kudo që janë. Shihemi në Bllacë, më 10 prill, ku do të përurojmë “Murin e Kujtesës” dhe Parkun “Hasan Prishtina”! Lavdi të rënëve për liri!”, ka shkruar Asani.
Në dhjetor të këtij viti bëhen 100 vjet nga zgjedhja e Hasan Prishtinës për Kryeministër të Shqipërisë, me ç’rast do të organizohen disa aktivitete shkencore dhe botuese.
Data 08.06.2025
Aktuale
- LAMM: Intensiteti i trafikut është rritur, mirëpo nuk ka vonesa në vendkalimet kufitare nga ana e RMV-së
- Aksioni ku u kapën 6 kg heroinë në Kapshticë, arrestohet drejtuesi i mjetit që transportonte drogën dhe 4 punonjës policie
- VIDEO/ Aksident i shumëfishtë në autostradën Tiranë – Durrës, shkrumbohet nga flakë një automjet
- Temperatura Rekord: Një ditë e nxehtë në Kosovë
- FOTO/ Korça zhvilloi karnavalet! “Birra Korça” merr pjesë në eventin fantastik
- E diela për plazh, parashikimi i motit për ditën e sotme! Temperaturat deri në 38 gradë Celsius
- Shqipëria nuk ia del në “Air Albania”, Serbia merr një pikë
- Adoleshenti 14-vjeçar bie nga kati i gjashtë i pallatit! Detajet e para