Pa ndërmjetësimin e Tiranës zyrtare nuk mund të arrihet asnjë marrëveshje e përbashkët mes partive shqiptare. Drejtuesit e Lëvizjes Besa thonë se nuk janë duke zhvilluar negociata me asnjë subjekt për ndonjë platformë ndërsa përsërisin qëndrimin se nuk marrin pjesë në takimet që do ti ftojë kreu i BDI-së Ali Ahmeti.
“Së pari herë, nuk kemi marrë asnjë ftesë për një takim të tillë. E dyta edhe po të marrim ftesë nga kryetari i BDI-së, ne nuk marrim pjesë për shkak se nuk ka legjitimitet politik as kredibilitet moral të ftoj në takim liderët e partive shqiptare në Maqedoni. Ne nuk kemi asnjë negociatë me asnjë negociatë me partitë shqiptare në Maqedoni për të hartuar një marrëveshje të përbashkët. Ajo që është e vërtetë është se ne jemi në kontakt me shtetin shqiptar, me Ministrin e Jashtme të Shqipërisë që të mund të dakordohen pikat themelore të interesit shqiptarë në Maqedoni por pse jo edhe të vet shtetit të Maqedonisë”, tha Zeqirija Ibrahimi Nënkryetar i Lëvizjes BESA.
Një ditë pasi zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani tha se partitë deri më 7 janar duhet të ratifikojnë marrëveshjen e përbashkët që ka të bëjë me interesat kombëtare, edhe përfaqësuesit e “Aleancës për Shqiptarët” bënë të ditur se ende nuk ka marrëveshje finale për platformën. Ata nuk do të pajtohen për asnjë platformë nëse nuk pranohen pesë pikat kryesore të programit të tyre, që kanë të bëjnë me barazimin e pozitës së shqiptarëve me maqedonasit.
“Gjuha e përbashkët do të arrihet vetëm me pranimin e pesë pikave kyçe të platformës tonë dhe në fakt me mos pranimin e këtyre kushteve, asnjëherë nuk mund të arrihet ndonjë marrëveshje me palën maqedonase. Por, shpresoj se këto kushte i kanë të parashikuara dhe të pranuar pala shqiptare dhe shpresojmë se të arrihet një bashkëpunim me palën tjetër”, tha Arlinda Memetaj Aleanca për shqiptarët.
Pas këtyre qëndrimeve të subjekteve të reja, bëhet e paqartë situata rreth takimit të radhës mes partive shqiptare për platformën e përbashkët. Alsat tentoi të merr qëndrim edhe nga Partia Demokratike Shqiptare, por përfaqësuesit e saj nuk u prononcuan për këtë çështje.
https://www.youtube.com/watch?v=80YDO4k_Jt4