Përmes 350 lloje të verës nga 40 verari të verës të Maqedonisë dhe të rajonit, Italia, Franca…,do të mund të degustohen në Panairin e dytë të verës – “Vinodonia 2017” që do të mbahet më 1 dhe 2 dhjetor në hotelin “Meriot”.
“Ngjarjen e organizon një grup i konsultuesve të verës, gjykatës dhe entuziastësh nën patronazh të Shoqatës së somelierëve të Republikës së Maqedonisë, ndërsa krahas degustimeve të verës, parashikon edhe degustim të të djathrave më të ndryshme dhe produkteve të sallamerisë të importuara, si dhe dhjetë punëtori edukative për verërat nga Kroacia, për dallimet mes verërave të Maqedonisë dhe Malit të Zi, për rrugën e verës në Bullgari.
Do të kombinohen specialitete nga Dubrovniku me verëra e Maqedonisë, ndërsa është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e gastro-ekspozuesve edhe të përfaqësuesve nga Slou fud Maqedoni të cilët në stenda të veçanta do të ofrojnë ushqim tonin tradicional.
Vinodonia 2017 zyrtarisht do të fillojë të premten prej orës 13 e deri në 16 kur do të ketë takime të drejtpërdrejta të përfaqësuesve nga venaritë. Për opinionin, ndërkaq, ngjarja do të hapet prej orës 13 e deri në orën 20. Biletat kushtojnë 490 denarë, që përfshin edhe dhuratë – gotë dhe degustim i pakufizuar, derisa biletat për punëtorët janë me çmime të ndryshme, prej 600 deri në 1.1800 denarë.