Në organizim të Special Olympics Macedonia, në QSR MTB Shkup u mbajt ngjarja sportive gjithëpërfshirëse “Sportojmë bashkë”, me qëllim të promovimit të sportit të unifikuar dhe praktikave gjithëpërfshirëse sportive. Ngjarja u realizua në prani të delegacionit të Special Olympics Euro-Azia, i kryesuar nga presidenti Sven Albrecht, ndërsa të pranishëm ishin edhe Ministri i Sportit, Borko Ristovski dhe Kryetarja e Federatës së Sportit Shkollor, Elena Mickovska. Një fjalë të shkurtër përshëndetëse për të pranishmit pati Igor Dimovski, Drejtor Sportiv në Special Olympics Macedonia, si dhe Drejtori Sportiv në SOEE, Mateo Secci.
Përmes aktiviteteve të përbashkëta sportive, atletët dhe partnerët e unifikuar treguan se si sporti krijon mundësi të barabarta, punë ekipore dhe hapësirë për pjesëmarrje aktive për të gjithë. Falënderim i veçantë iu drejtua SHGJS “Georgi Dimitrov”, si pionier në zbatimin e programit “Shkollat e Unifikuara” në Maqedoninë e Veriut, QSR MTB-së për mbështetjen e ngjarjes, si dhe Akademisë Ndërkombëtare të Muzikës PianoArt për programin muzikor.
Nga Special Olympics Macedonia theksuan se përmes këtyre aktiviteteve vazhdojnë të promovojnë përfshirjen dhe pjesëmarrjen e barabartë të personave me aftësi të kufizuara intelektuale në sport dhe në komunitet.














