Pak para fillimit të Javës evropiane të mobilizimit, gjatë kësaj
fundjave në Celje u lëshua një fazë e re e projektit EDISON eCity – njëri prej projekteve rajonale më të rëndësishme në sferën e transportit ekologjik. Ngjarjen e organizoi nisma rajonale Samiti100 në
partneritet me pushtetin lokal në Celje dhe me Rotari klubet e rajonit.
Platforma Edison u krijua në Slloveni në vitin 2015 si rezultat i nismës humanitare në të cilën për nevojat e fëmijëve me invaliditet në shërbimet rentakar janë vendosur automjete elektrike, me çka u vendos ekonomia e parë ekologjike e ndarjes – një prej trendeve ekonomike me rritje më të shpejtë.
Nisma u prezantua në kuadër të Samitit100 në Sarajevë, me plan që të vendoset elektrifikimi i rrugës në gjatësi prej 2400 km, e cila i lidh të gjitha qytetet më të mëdha nga rajoni, nga Lubjana përmes
Zagrebit dhe Beogradit deri në Shkup, Tiranë, Prishtinë, më pas Dubrovnik, Split, Zarë dhe Kopër, ndërsa në prill të këtij viti u projektua edhe projekti eBeogradi. Fundjavën e kaluar janë prezantuar
rezultatet e para të platformës dhe u lëshua faza e Celje, me të cilën projekti Edison e vazhdon lidhjen në kuadër të rajonit të Evropës Juglindore.
Në promovimin e fazës së re, në Celje, mori pjesë edhe komisarja evropiane e transportit, Violeta Bulc.
Një prej krijuesve dhe prej koordinatorëve kryesorë të projektit është Iztok Seljak, kryetar i Këshillit Drejtues të kompanisë sllovene “Hidria”, një prej kompanive evropiane lidere nga sfera e teknologjisë automobilistike dhe nënkryetar i Këshillit Drejtues në Samitin100.
Ngjarja në Celje është një prej aktiviteteve në kuadër të nismës rajonale Samiti100, ndërsa në vigjilje të tubimit rajonal të gjashtë, që do të mbahet në Shkup, më 16 dhe 17 tetor.
Këtë vit në Shkup, kjo ngjarje do t’i bashkojë mbi 150 liderë rajonal nga biznesi dhe politika, së bashku me mysafirët special të Komisionit Evropian, Bankës Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim (BERZH), Bankës Investuese Evropiane (BIE), Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe shumë të tjera, me qëllim të identifikimit të projekteve kryesore dhe marrëveshjeve të reja për kohën e re, në pajtim me sloganin e Samitit100.
Data 28.02.2025
Aktuale
- Arrestohet 23-vjeçari nga Shqipëria, për pesë muaj përfitoi pasuri nga prizrenasja duke e kanosur
- Skandal: Mësuesja e bën për spital 10-vjeçaren nga Çairi
- Vrasja e 24 vjeçares nga Palestina në Tiranë/ Krimi dyshohet të ketë ndodhur më 22 shkurt, bashkëshorti i saj u largua drejt Greqisë! Zbulohen detaje nga kamerat e sigurisë
- Arratisja e Artan Grubit, deklarohen nga MPB-ja
- Të dhënat për 3 muajt e fundit të vitit 2024: Bie numri i martesave dhe lindjeve në Maqedoni, shënon rritje numri i divorceve
- Mucunski nuk pret që rezoluta në KB të ketë pasoja në rrugën drejt anëtarësimit në BE
- Mickoski në Turqi në takim me Erdoganin, do të nënshkruhet deklarata politike për themelimin e Këshillit për Bashkëpunim
- Loredana shpërthen në lot për Jozin: Nuk do…