Modernizimi i strukturës së ekonomisë së Maqedonisë, masat që duhet ta përkrahin këtë proces dhe ndërtimi i kapacitetit institucional për implementimin e ndryshimeve janë temat kryesore të diskutimit në kuadër të Konferencës shkencore për sfidat e ardhshme të zhvillimit ekonomik dhe politikat ekonomike që në organizim të ASHAM-it prej sot janë mbajtur në Ohër.
Kryetari i Qeverisë Zoran Zaev në fjalimin para pjesëmarrësve në konferencë tha se rëndësia e tubimit del nga vet tema e diskutimit, prej aty e përfshin problematikën e thelbit të performansave, përparësitë, volitshmëritë e ekonomisë së Maqedonisë, në drejtim të përcaktimit të politikave dhe masave që do të çojnë drejt rritjes më të madhe ekonomike.
“Ky tubim ndodh në një nga momentet më të rëndësishme të përgjegjësisë para së cilës jemi ballafaquar të gjithë. Nga ato shkaqe, kjo konferencë shkencore le të jetë edhe një nxitje më e fuqishme që t’i stimulojë të gjitha potencialet shkencore dhe forcat politike, që më në fund t’ia mundësojmë vendin e merituar Maqedonisë si anëtare e 30-të e NATO-s, e pastaj të punojmë për anëtarësim të vendit në bashkësinë më të fuqishme ekonomike – BE”, tha mes tjerash Zaev.
Vlerësimi i tij është se me ftesën për anëtarësim në NATO, me procesin e filluar të negociatave me BE-në dhe me ndryshimin e performansave të reja ekonomiko-politike të ekonomisë kanë filluar në mënyrë të konsiderueshme të përmirësohen dhe të tregojnë stabilitet dhe rritje të parametrave ekonomikë.
“Politika e re industriale, plani për rritje ekonomike i jep efektet e veta të para pozitive ndaj ekonomisë. Për herë të parë i kemi barazuar kushtet për investim të investuesve të vendit dhe të huaj dhe kemi lëshuar në qarkullim rreth 30 milionë euro si përkrahje të drejtpërdrejtë për ekonominë dhe për procesin si përkrahje të drejtpërdrejtë për ekonominë dhe për procesin e industrializimit”, tha kryeministri.
Që të vazhdohet trendi pozitiv i treguesve ekonomikë, Zaev e ka theksuar domosdoshmërinë nga sigurimi i perspektivës euroatlantike të vendit, me stabilizim të proceseve politike në vend.
“Kjo është garanca më e fuqishme se zhvillimi ekonomik do të vazhdojë me intensitet të përshpejtuar. Fakt është se vendet e reja anëtare shënojnë rritje të madhe ekonomike dhe më shpejtë i afrohen standardit me vendet anëtare, kanë klimë të përmirësuar afariste, rritje më të madhe të produktivitetit të punës, përparim të përshpejtuar në reformat strukturore për zhvillim të sektorit privat, burim të përshpejtuar dhe demokraci të përmirësuar institucionale”, tha kryeministri, duke e theksuar nevojën që ekonomia e Maqedonisë në të ardhmen të shënojë rritje stabile dhe të parashikueshme, përmes krijimit të strategjisë afatgjate.
Zëvendës-kryeministri i angazhuar për çështje ekonomike Koço Angjushev, në fjalim e theksoi nevojën industrializim të fuqishëm dhe të shpejtë me orientim eksportues të ekonomisë.
“Në ndërtimtari është me rëndësi që të realizohen projekte të dobishme për qytetarët si fabrika, holle, hapësirë banesore dhe afariste, ndërsa shteti vetëm infrastrukturën që do ta përmirësojë, logjistikën për industri, kurrfarë shpenzimi parash për punë joproduktive si fasada, përmendore, por rrugë, gypapërçues, largpërçues, gazçërçues, hekurudhë. Vetëm kështu do të gjallërohet ndërtimtaria në bazë reale, tha ai me këtë rast duke shprehur bindje se rritja e BPV-së në kuartalin e dytë nga viti 2018, jep shpresë se janë të mira orientimet në ekonomi.
Kryetari i Odës ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski mes tjerash theksoi se target i institucionit që e përfaqëson do të jetë përcjellja e shpenzimit të mjeteve buxhetore për zhvillim, nëse ato do të orientohen drejt investimeve produktive, drejt infrastrukturës dhe mjete që jepen për ristrukturim të bazës së analizës.
Kryetari i Odës ekonomike dërgoi mesazh deri te Qeveria që të mundet shumë kohë t’i kushtohet në shpenzimet kapitale.
“Edhe këto mjete pak që i kemi, ato 400 milionë të mos i shfrytëzosh dhe të kërkosh ndonjë justifikim, kjo është pak problematike. Të paktën atë që e kemi duhet të shfrytëzohet deri në maksimum”, tha ai.
Sa i përket debive të shtetit, Azeski konsideron se ky nuk është problem nëse të njëjta janë të orientuara drejtë.
Sipas kryetarit të ASHAM-it, Taki Fiti, tubimi ka rëndësi të veçantë prej ku bëhet fjalë për konferencën e parë të këtij lloji, organizuar në 20 vitet e fundit, duke marrë parasysh se në një vend janë mbledhur përfaqësues të komunitetit akademik, të kreatorëve të politikave – Qeverisë dhe Bankës Popullore të Maqedonisë, si dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë.
Në fjalimin para pjesëmarrësve në konferencë, akademiku Fiti vuri në dukje performancën e dobët zhvillimore të ekonomisë së Maqedonisë me një normë mesatare të rritjes nga 2,7 për qind, duke theksuar se për dyfishim të BPV nevojiten 27 vite.
“E rëndësishme është të punohet për përshpejtimin e kësaj rritjeje. Ekzistojnë shumë faktorë kufizues, që e mundësojnë zhvillimin më të shpejtë, ato janë struktura e dobët ekonomike me sektor tradicional, ndërtimtari, bujqësi, tregti. Edhe degët e industrisë klasike duhet të modernizohen me kalimin e kohës, të krijohen produkte me një shkallë më të lartë të finalizimit, ndërsa pastaj të realizojnë vlerë më të lartë të shtuar”, tha ai.
Për të, politikat industriale janë shumë të rëndësishme, programi për mbështetjen e investimeve është i mirë, por i njëjti, sipas Fitit duhet të realizohet pa shumë ndërhyrje nga politika e Qeverisë.
“Por, disa masa duhet të mbështeten nga Qeveria, si të përsosen kompanitë e vogla dhe të mesme të Maqedonisë që të jenë nënkontraktues të kompanive të huaja, me shfrytëzimin e çmimit ende konkurrent të fuqisë punëtore. Duhet të zhvillohen edhe forma të kapitalit aksionar, gjithashtu rëndësi ka edhe Banka e Maqedonisë për Mbështetje të Zhvillimit prej ku mundësohen norma më të ulëta të interesit… Për mua rritje e bazës kapitale e bankës nuk i jep kreditë, por bankat komerciale në mënyrë që të përjashtojnë ndikimin politik dhe shpenzimin e tyre joracional”, tha mes tjerash Fiti.
Ndryshe, të gjitha diskutimet dhe plotësimet në kuadër të konferencës pas përmbylljes së saj do të publikohen në një Përmbledhje të veçantë, në dispozicion të ekspertëve dhe publikut shkencor, me masa konkrete dhe sugjerime të cilat do të ishin të përdorshme dhe të dobishme për krijuesit e politikave ekonomike në vend.
Data 16.06.2026
Aktuale
- Memedi: Ambasadori Denion Meidani, ndër mbështetësit më të mëdhenj të shqiptarëve dhe Universitetit “Nënë Tereza”
- Siljanovska-Davkova: Ballkani Perëndimor është më i përparuar se Ukraina dhe Moldavia
- Pas disa orësh protestë para Kryeministrisë, mijëra qytetarë nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama jepe dorëheqjen!
- VLEN formalizon themelimin si subjekt politik në Tetovë
- “Ministrat s’kanë këllqe të flasin!”- Protesta e 17-të, Robert Aliaj: Një qeveri që nuk mbështet rininë është armiku i saj! Rama sillet si padron, PS po konvertohet në Partinë e Punës
- MPB: 15 shoferë të arrestuar për drejtim pa patentë brenda 24 orëve
- Mexhiti: VLEN-i u konfirmua si forca kryesore politike te shqiptarët, na mandatuan për t’i përfaqësuar me dinjitet
- Mimoza Musa: Në kohë rekorde mblodhëm 1300 nënshkrime, VLEN u bë një!

