Votimi në rrethin e dytë të Zgjedhjeve lokale në të gjitha vendvotimet në Ohër dhe Debërc, sipas komisioneve komunale zgjedhore, zhvillohet pa pengesa. Qytetarët e dy komunave zgjedhin kryetar të ri komune.
Sipas të dhënave të KKZ-së, në Ohër deri në orën 11:00 kanë dalë 17,7 për qind e të regjistruarve me të drejtë vote, ndërsa në Komunën e Debërcës deri në orën 11 kanë votuar 18 për qind e qytetarëve.
Në Komunën e Ohrit janë të regjistruar gjithsej 52.426 qytetarë me të drejtë vote, të cilët të drejtën e votës e ushtrojnë në 88 vendvotime, ndërsa në Komunën e Debërcës të drejtë vote kanë 4.350 persona që votojnë në 28 vendvotime.