Në objektet e shkollës fillore të fshatit Sopot, sot është bërë promovimi i bibliotekës së shkollës, raftet e reja si dhe një fond librash prej mbi 1000 titujsh.
Ky aksion është shpallur nga Forumi Rinor i Alternativës në qytetin e Kumanovës, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit dhe është përkrahur nga qindra qytetar, shtëpi botuese, prej ministrit Admirim Aliti, aktivist, si dhe kryetarit të partisë Afrim Gashi.
Poashtu edhe mediet kanë dhënë kontributin e tyre në lidhje me promovimin dhe përkrahjen e kësaj ideje, sidomos mediumet lokale në krye me Tv Festën, News-Tv dhe Open-Tv si dhe mediet tjera.
Aksioni në fjalë është realizuar në disa faza dhe sot ishte promovimi zyrtar si një përmbyllje e suksesshme e aksionit dhe vitit të ri shkollor.
Nxënësit në shkollën e fshatit Sopot, tashmë prej muajit shtator e kanë në dispozicion një bibliotekë me standarde moderne si dhe një fond librash prej mbi 1000 titujsh.



