Ekipet duke hulumtuar thonë se bëhet fjalë për dhëmbët e fildishtë të specieve të zhdukura të një elefanti të tipit Horolopodon pantelisi. Mbetje të ngjashme janë gjetur edhe në lokacione të tjera, por sipas Biljana Garevskas, nga ekipi i hulumtuesve, në këtë lokacion ka më shumë pjesë të skeletit të elefantit.
“Për këtë specie është karakteristik që për herë të parë zbulojmë më shumë pjesë të skeletit. Përndryshe, kjo specie njihet në shkencën edhe në Bullgari, Serbi, Greqi. Por, një shkelet i tillë i cili ka më shumë pjesë, zbulohet për herë te parë në Evropë”, tha Biljana Garevska, udhëheqëse e sektorit të muzeut në Shkup.
Gjetja për të cilën informojnë edhe nga Muzeu Natyror Shkencor i Maqedonisë dhe nga Ministria e Kulturës, mund të jetë burim i rëndësishëm për të dhëna shkencore nga e kaluara në këto treva:
“Është e rëndësishme që i kemi edhe pjesët tjera që në të ardhmen të bëjmë krahasim, në rast se përsëri gjejmë eshtrat të ndara, të bëjmë krahasim dhe analizë. Është mirë që të dimë se si ka qenë jeta para 8 milion vitesh, një rekonstruktim i ekologjisë së asaj kohe”, tha Biljana Garevska.
Në botë, muzetë në të cilët ekspozohen eshtrat, ose skeletet e tëra nga kafshët e lashta janë një nga muzetë më atraktiv jo vetëm për shkencëtarët, por edhe për vizituesit, veçanërisht për fëmijët. Në Maqedoni tani për tani, fëmijët mund ta vizitojnë Muzeun Natyror Shkencor në Shkup, me shpresë se edhe aty do të hapet një pjesë në të cilën do të ekspozohen gjetjet e reja si kjo në Negotinë./RTV21/