Në Shkup Petrovec dhe Berovë mëngjesin e sotëm është më ftohtë, -21 gradë. Minus 20 gradë minimale janë matur në Manastir, -19 në Tetovë, -18 Kumanovë, Demir Kapi dhe Shtip, -17 në Strumicë, -16 në Shkup Zajçev Rid dhe Pilep, -15 në Kriva Pallankë, -14 në Vinicë, Dibër dhe Pozharan, -13 në Topollçan dhe Gjurishte, -12 në Mavrovë dhe Gjevgjeli, -10 në Llazaropole, -9 në Krushevë, -8 në Pretor dhe -7 në Dojran dhe Ohër.
Siç informon DPHM, lartësia e shtresës së borës deri në orën shtatë është më e madhe në Mavrovë, 62 centimetra, ndërsa më e vogël në Dojran, një. Në Llazaropole ka 47 centimetra borë, në Pozharan 41, 36 në Topollçan, 29 Berovë, 27 Dibër, 26 Gjurishte, 25 Tetovë, 24 Krushevë, 19 Manastir, 18 Kriva Pallankë, 16 Kumanovë dhe Strumicë, 15 Ohër dhe Pretor, 14 Demir Kapi, 13 Shtip, 12 Vinicë, 10 Prilep dhe Shkup Petrovec, 8 Shkup, dhe dy Gjevgjeli.
Për 24 orë kanë rënë tre litra në një metër katror reshje në Llazaropole dhe Manastir, dy në Dibër, Demir Kapi dhe Pretor dhe një në Topollçan, Strumicë, Krushevë, Dojran.
Gjatë natës moti ishte i kthjellët, ndërsa në mëngjes me diell, me vranësira të vogla deri në mesatare dhe shumë i ftohtë, nëpër disa fushëgropa me mjegull të dobët. Vetëm në disa vende ka rritje të vranësirave. Deri në fund të ditës moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryejë erë e dobët nga drejtimi veriperëndimor, ndërsa në pjesët perëndimore erë mesatare nga drejtimi perëndimor. Temperatura do të arrijë nga -4 deri në 5 gradë. Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe me erë të dobët perëndimore dhe me temperaturë deri në -2 gradë celsius.
Nesër do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme, me periudha të ngrohta, gjatë ditës më ngrohtë me erë mesatare jugore. Pasdite vranësirat nga perëndimi do të rriten, ndërsa nga fundi i ditës në pjesët perëndimore nëpër male do të ketë reshje të përkohshme të borës, ndërsa në vendet më të ulëta në perëndim të shiut dhe borës. Temperatura e mëngjesit nga -14 deri në -5, ndërsa ajo e ditës nga 2 deri në 7 gradë.
Të shtunën, posaçërisht paradite, në vendet më të larta dhe nëpër male do të ketë reshje të borës, ndërsa në vendet më të ulëta reshje të shiut dhe borës. Më shumë reshje priten në pjesët perëndimore ku do të vijë deri në rritje të shtresës së borës. Në vendet më të ulëta në jug dhe përgjatë vardarit për shkak të temperaturave më të larta shtresa e borës pjesërisht ose tërësisht do të shkrihet. Të dielën pritet stabilizim kalimtar, ndërsa prej të hënës do të mbajë mot i ndryshueshëm me reshje të kohëpaskohshme të borës me intensitet të ndryshueshëm. Temperatura e ditës do të jetë rreth zeros.
Data 23.09.2025
Aktuale
- Mesut Bajrami: A i kanë lënë Shqiptarët e Kumanovës “jetimë”?
- Mexhiti nga hapja e shtabit në Dizhon 2: VLEN do të vendosë vulën e suksesit në Çair, është koha për ndryshim të vërtetë
- Siljanovska-Davkova: Nëse jemi seriozë lidhur me paqen, atëherë është koha që timonin e KB-së t’ia besojmë gruas
- Oficeri i FSK-së, Çlirim Gërguri diplomon me sukses në ShBA
- Ndryshimet në Kodin Penal/ Reagon Delegacioni i BE në Shqipëri: Mund të ndikojnë negativisht në lirinë e medias dhe në sistemin e drejtësisë penale
- Arrestohet 35-vjeçari i dyshuar si organizator i skemave piramidale online në zonën e Divjakës, qindra qytetarë ranë pre e mashtrimit
- Aksident në aksin Fier–Patos/ Makina humb kontrollin dhe përplaset me kamion të parkuar, dy të lënduar (PAMJET)
- Siljanovska-Davkova: Nëse jemi seriozë për paqen, atëherë është koha t’ia besojmë drejtimin e OKB-së një gruaje