Në muajin mars janë dhënë 384 leje për ndërtim që është për 95,9 për qind në shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, bëri të ditur Enti Shtetëror për Statistikë.
Sipas lejeve të dhëna, vlera e parashikuar e objekteve arrin 6.995.016 mijë denarë që është për 139,1 për qind më shumë në krahasim me marsin e vitit të kaluar. N
ga numri i përgjithshëm i lejeve për ndërtim, 232 dedikohen për objekte nga ndërtimet e larta, 63 për objekte nga ndërtimet e ulëta dhe 89 për objekte për rikonstruktim. Për 245 objekte si investitorë paraqiten persona fizikë, ndërsa për 139 investitorë janë subjekte afariste. Në këtë periudhë është paraparë ndërtim i 929 banesave me sipërfaqe të përgjithshme të shfrytëzueshme prej 75.886 metra katrorë./ Alamkos.com