Maqedonia është në listën e shteteve, ku qytetarët janë shprehur që më së shumti duan të emigrojnë. Sipas një sondazhi të Gallup-it, mbi 710 milionë persona në gjithë botën duan të largohen nga vendi i tyre. Ose, 14 për qind e popullsise globale në moshë madhore dëshirojnë të emigrojnë, njohton Almakos.
Shtetasit më dëshirën më të lartë për të emigruar nga vendi i tyre janë qytetarët e Sierra Leones, një vend i mbërthyer nga luftrat civile dhe konfliktet e armatosura.
Sipas Gallup, 62 për qind e popullsisë së Sierra Leones do të donte të largohej nga vendi. E dyta renditet Shqipëria, me përqindje të barabartë me Hahitin.
Ndërsa, Maqedonia rënditet e 22 në listën e shteteve, ku për vitin 2013-2016, 34 përqind janë larguar nga vendi. Ndërsa, për vitet paraprake 2010 – 2012, përqindja ka qenë për 1 më e madhe, ose 35 përqind e popullatës.
Profesori Universitar i çështjeve ekonomike, Naser Selimi thotë se kjo situatë shihet edhe nga raportet, pra dokumentet ndërkombëtare që Maqedonia ballafaqohet një kohë të gjatë me shpërnguljen e të rinjve, pra ikjen e trurit, sidomos pjesës më vitale të popullsisë, ku edhe më së tepërmi pritet, që të zhvillon ekonominë e vendit, ku do të thotë që ka kohë në mënyrë të vazhdueshme ikin.
“Kjo për Maqedoninë do të thotë që paraqet një dukuri, ku edhe do të ndikojë gjatë në ekonomi dhe shoqërinë e RM-së, sepse në këtë mënyrë ajo humb rritjen ekonomike dhe bruto prodhimin e brendshëm ekonomik. Derisa shetet tjera bëjnë çmos t’i tëheqin kuadrot e gatshme, Maqedonia nuk lejon atë “lluks” “, thotë profesor Selimi, për Almakos.
Ai shton se sigurisht që shpërngulja ka si arsye të vetme çështjen ekonomike, ku në ndërkohë mund të ketë dhe ndonjë qëllim tjetër. Të rinjtë nuk ikin atje vetëm që të gjejnë punë, por për një jetë më dinjitoze dhe të përparuar.
Ndërsa, shikuar nga aspekti ekonomik, migrimi ka edhe ndikim pozitiv, pasi që migrimet bëhen në vende më të pasura nga ku krijohen të ardhura dhe kjo ka ndikim pozitiv ekonomik në familje edhe në shoqëri.
“Sa u përket individualisht, edhe familjeve të tyre, ka kohë që emigrantët mbajnë gjallë ekonominë e Maqedonisë me remitancat ose të ardhurat nga emigrantët, po të mos ishte kjo ajo kategori e buxhetit, sigurisht që ekonomia e Maqedonisë do të kishte falimentuar.
Nga ana tjetër, poashtu është një përfitim tjetër individual, sepse ato jo vetëm që rregullojnë çështjen e tyre ekonomike, por jashtë vendit ata shikojnë edhe një prespektivë më të mirë, sepse ato kujtojnë se e ardhmja e tyre, karriera e tyre mund të arrihet shumë më mirë në vendet e jashtme se sa tek ne. Aq më tepër që Maqedonia gjatë kohe ballafaqohet me problem të natyrës ekonomike, por edhe të asaj politike. Kështu që ata prespektivën nuk e shohin këtu, në vendin tonë”, tha Selimi, për Almakos
Se çfarë pritet të ndikojë në këtë çështje nga qeveria e re, professor Selimi thotë se Qeveria e re, duhet që këtë problem ta shikon më seriozisht dhe ta ndalin këtë treg, përmes programeve të ndryshme, nëpërmjet të cilëve do të mundet të ndikojë në ekonominë e Maqedonisë, pra të jep grante të ndryshme, subvencione te ndërmarrjet, ku edhe do të bëjnë punësimin e tyre, nga ana tjetër të ndihmojë në themelimin e ndërmarrjeve të vogla e të mesme, ku të rinjtë do t’u mundësohet punësimi.
Por, sociologët mendojnë se shikuar nga aspekti i një perspektive totale shoqërorë, ai shfaq edhe manifestime të tjera, e një ndër to është konflikti.
Konfliktet që vijnë në pah nga migrimet, reflektohen kryesisht në sferën personale (individuale) dhe atë familjare apo mikro-sociologjike, por mund të marrin edhe përmasa më të gjëra shoqërore me karakter statistikor gjë e cila mund të reflektohet me ndryshimin e trendëve dhe prirjeve sociabile të një grupi shoqëror.
Por, sipas analistes të rrethanave shoqërore në vend, Adelina Marku, thotë se emigrimin është “Shansi përmes partisë sjell depresion ekonomik e ikje!”. Ajo thotë se rritja progresive e kurbës së emigrimit është treguesi kryesor se Maqedonia ka deshtuar në aspektin e zhvillimit të ekonomisë së tregut e prandaj për pasoje ka edhe denatyrimin e konceptit të jetësimit të lirisë elementare të njeriut pra, të drejtën e natyrshme për jetë dinjitoze!
Ajo shton se problemet ekonomike dhe largimi i të rinjve në vendet më të zhvilluara është si pasojë e keqmenaxhimit të vendit tonë.
“Në rastin e Maqedonisë, nxitës i ketij fenomeni është vetë shteti! Paradoks por, e vërtetë! Përveçse ekonomisë së rrënduar nxitës i vazhdueshëm është edhe fenomeni i korrupcionit si devijim totalitet shoqëror, i cili fatkeqësisht e zëvendësoi duke e përjashtuar në thelb fenomenin e zhvillimit. Këtu tek i referohem zhvillimit e kam fjalën tek zhvillimi i konceptit të mundësive të barabarta për të gjithë, pa diskriminim, pa segregim, pa selektim subjektiv, pa monopolizim partiak! Fatkeqesisht, në Maqedoni me vetëdije të plotë për të ashtuquajturin zhvillim ekonomik u pranua modeli i zhvillimit përmes partisë. Një model ky i demokracisë i përdhunuar. Të krijosh shansin përmes partisë, padyshim është njësoj sikur të kesh krijuar me vetedorë ekonomi depresive e jokonkurente e si pasojë perjashtuese për qytetarin. Kjo i ndodh me vite këtij shteti! Prandaj, emigracioni ka tendencë të rritjes së vazhdueshme dhe do fillon të korrigjohet për aq kohë sa është thelluar! Kjo qeveri ka krijuar një resor që do merret me diasporën, e këtu sigurisht që edhe me diasporen e re të krijuar dekadave të fundit. Ky resor vetë, padyshim nuk mund te korrigjoje këtë fenomen, pasi realisht ende nuk i njohim prioritetet që do ë vendosë për synim, kjo ministri. Por, në parim nuk duhet pritur që kjo ministri të korrigjoje e zbusë emigracionin si fenomen”, thotë Adelina Marku, për Almakos.
Ajo shton se emigracioni si fenomen zbutet në momentin kur i gjithë resursi administartiv e politik e shndëron këtë qëllim për politikë prioritare e madje dhe synimin kryesor! Në të kundërtën, Maqedonia sëshpejti mund të shndërohet nga një vend i ri në moshë e me karakter agrar, në një vend ‘’lugat’’ – vend të shtëpive të zbrazura e tokës së tharë, pasi nuk do ketë kush të banojë aty e kush të punojë tokën ! Për ne si shqiptarë ne Maqedoni, emigracioni është një plagë edhe e karakterit kombëtar, sepse me zbrazjen e qyteteve e fshatrave si në Tetovë, Dibër, Kumanova me rrethe , në të vërtetë zhbëhet komunikimi i natyrshëm kulturor e gjeografik mes shqiptarëve kudo që jemi! Një nga masat që do propozoja është efektuimi i Konceptit të subvencionimit – ose mundësive që të krijon ose ndihmon shteti . Ky është një koncept i zakonshëm i qeverive, sidomos me orientim te majtë. Por, në rastin tonë nuk kemi të bëjmë më me çështje ideologjish veprimi politik por për doemosdoshmëri! Shteti nevojitet të ushtroje ndihmën ndaj qytetarit në çdo inisijative e në çdo START –UP! ALARMI është i tejskuqur më, thotë Adelina Marku, për Almakos.
D.Kërluku
Almakos.com