Të dhënat e detajuara nga rezultatet e regjistrimit që ka arritur t’i sigurojë Almakos, tregojnë se përveç bashkësive më të mëdha etnike, që përmenden në Kushtetutë, në Maqedoninë e Veriut jetojnë edhe pjesëtarë të 41 bashkësive tjera etnike.
Më të numërt nga këto bashkësi të vogla janë torbeshët (4.174), pastaj bullgarët (3.504), egjiptianët mbi 2.000 e kështu me radhë.
Është pak simptomatik numri i bullgarëve, sepse në Maqedoninë e Veriut ka diku rreth 100 mijë qytetarë me pasaporta bullgare, kurse të tillë janë deklaruar vetëm 3.500, që ngre pikëpyetje nëse ata do ta pranojnë rezultatin e regjistrimit.
Sidoqoftë, në Maqedoninë e Veriut jetojnë edhe francezë, anglezë, amerikanë, rusë, australianë, hebrenj, kinezë, danezë, holandezë, e madje edhe jugosllavë edhe pse Jugosllavia ka vdekur moti kohë.
Jetojnë edhe grekë, belgë, bjellorusë, ukrainas, goranë, armenë, norvegjezë, polakë, muslimanë, muslimanë-maqedonas, sirianë, filipinasë….
Për 472 qytetarë përkatësia etnike është e panjohur, 450 nuk janë deklaruar, 321 janë evidentuar si “të papërmendur” kurse 110 janë deklaruar sipas përkëatësisë rajonale.
Një grafë që ngren shumë pikëpyetje është grafa e “Personave për të cilët të dhënat janë marë nga burime administrative”. Bëhet fjalë për 132.260 persona, ose 7.2 për qind ga numri i përgjithshëm.
Më poshtë ju sjellim dokumentin me të dhënat e detajuara:
Te maqedonasit dhe shqiptarët më shumë femra, te turqit dhe romët më shumë meshkuj
Këto të dhëna, tregojnë edhe raportin numerik mes gjinive, sa i përket numrit rezident të qytetarëve.
Në total, më i madh është numri femrave (925.626) se sa I meshkujve (911.087).
Sipas këtyre të dhënave, tek maqedonasit dhe shqiptarët si më të mëdha në vend, numri i femrave është më i madh se ai i meshkujve. Kështu, prej gjithsej 1.073.299 qytetarëve rezidentë të etnisë maqedonase, 545.719 janë femra, kurse 527.850 meshkuj.
Te shqiptarët, raporti për vetëm një mijë është në favor të femrave, respektivisht prej gjithsej 446.245 qytetarëve rezidentë të etnisë shqiptare, femra janë 223.638, kurse meshkuj 226.607.
Tek turqit ka më shumë meshkuj (35.914) se sa femra (35.047), kurse njësoj edhe te romët 22.803 femra dhe 23.630 meshkuj. Njësoj është edhe tek pakicat tjera (serbët dhe vllehtë), me përjashtim të boshnjakëve ku poashtu ka më shumë femra se meshkuj.