
Raporti i Shoqatës për Mbrojte në Punë tregon se në Maqedoni për çdo javë një punëtor humb jetën në vendin e punës. Raporti thekson, në vitin 2015 kanë ndodhur 144 aksidente në vendin e punës prej të cilave 39 ishin fatale, ndërsa në çdo 100.000 të punësuar, humbin jetën 5-6 të punësuar. Kryetari i kësaj shoqate, Milan Petkovski, tha se në Maqedoni siguria dhe shëndeti i punëtorëve në vendin e punës nuk është e mbuluar sa duhet dhe se këto çështje janë të rëndësishme.