Në Manastir, në organizim të Qendrës për Kulturë, filloi edicioni i 26-të i Festivalit internecional i muzikës klasike “Interfest”, në të cilën, sipas programit të prezantuar nga organizatori gjatë nëntë mbrëmjeve sa do të vazhdojë ky eveniment ndërkombëtarë, para manastirasve do të prezantohen artistë nga Serbia, Italia, Kroacia, Portugalia, Spanja, Turqia, Ukraina, Franca dhe Maqedonia. Siç shihet nga më lartë, edhe në këtë eveniment ndërkombëtar, mungojnë artistët nga Shqipëria.
Këtyre dhjetë viteve të fundit, është traditë që artistë shqiptarë të mos ftohen të marrin pjesë në evenimentet kulturore që i organizojnë Qendra për Kulturë, Pallati i Kulturës dhe Teatri i Manastirit. Kështu, për shkaqe për ne të panjohura, por që janë të tejdukshme, mungojnë edhe ata artistë që e pasuronin përmbajtjen e Festivalit të Monodramës, për të cilët shpreheshin se “nuk mund të paramendohet mbajtje e Festivalit pa prezencën e aktorëve shqiptarë”, por ja që mundej. Nuk ftohen as në Festivalin që e organizon Teatri i Manastirit, edhe pse me Teatrin “Andon Zako Çajupi” kanë firmosur marrëveshje për bashkëpunim. Ndry shimet të shpresojmë se do të sjellin risi në marrëdhëniet reciproke mes institucioneve kulturore maqedonase dhe atyre shqiptare(q.h)/koha