Moti sot në vend do të jetë i vranët me reshje të shiut, ndërsa në male të borës ku shtresa e borës do të rritet. Në disa vende, veçanërisht në pjesët jugore, reshjet do të jenë më të mëdha. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperaturat minimale do të jenë në interval prej dy deri shtatë, ndërsa ato maksimale prej katër deri nëntë gradë.
Në Shkup do të mbizotërojë mot i vranët me reshje të përkohshme të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të bie deri në katër, ndërsa ajo maksimale deri gjashtë gradë.
Lokalisht, veçanërisht në pjesët jugore, reshjet do të jenë më të vëllimshme (mbi 35 l/m2), ndërsa të premten dhe të shtunën do të ketë stabilizim kalimtar të motit. Nga e diela përsëri do të ketë reshje lokale të shiut.