Të dhënat e publikuara sot tregojnë se është rritur numri i punëtorëve për 1,2 për qind në industrinë përpunuese, ndërkaq është ulur për 0,4 për qind në sektorin Xehetari dhe nxjerrje e gurëve edhe për 0,5 për qind në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim.
Sipas grupeve kryesore industriale, rritje është vërejtur tek Energjia për 0,7 për qind, Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 3,6 për qind, Prodhimet kapitale për 11,9 për qind dhe prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjerë për 4,2 për qind, përderisa rënie ka tek prodhimet e paqëndrueshme për konsum të gjerë për 3,2 për qind.
Në periudhën prej janarit deri në maj ka rritje të numrit të punëtorëve për 0,5 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.