Në M-NAV punohet me të njëjtat pajisje që nga viti 1999, kështu ka bërë të ditur kryetari i Sindikatës së Kontrollorëve të Trafikut Ajror, Aleksandar Tasevski në TV 24.
Duke folur për problemet, ai tha se mund të ndodhë “Koçani 2”.
“Gjëra të këqija po ndodhin në vendin tonë me ato pajisje të vjetruara dhe me përzgjedhjen e cilësisë në kontrollin e trafikut ajror. Puna është vështirësuar dhe nuk po bëhet siç duhet. Ne duhet të ofrojmë shërbim shumë cilësor, dhe të gjitha shanset dhe mundësitë tona për ta bërë siç duhet po shkurtohen sepse dikush nuk dëshiron të emërojë njerëzit e duhur dhe të na japë dorë të lirë”, tha Tasevski.
Ai krahasoi vendin me vendet fqinje si Shqipëria dhe Serbia, ku tha se kanë ndryshuar 3-4 sisteme ndërkohë.
Kujtojmë se në shpalljen kontestuese, për shkak të së cilës më 10 korrik kontrollorët e fluturimeve në Navigacionin e Maqedonisë (M-NAV) kërcënuan se do të hidheshin në grevë, janë pranuar: Ivana Jug – bashkëshortja e të ndjerit Igor Jug, njërit prej të dënuarve për sulmin e organizuar në Kuvend më 27 prill të vitit 2017, Atanas Stamnov – bashkëshorti i drejtoreshës së Regjistrit Qendror të Maqedonisë, Anita Stamnova, si dhe nënkryetari i Unionit të Forcave të Reja të VMRO-DPMNE-së, Filip Gjorgjiev.
Ndryshe, në M-NAV viteve të fundit kanë dalë në pah shumë parregullsi dhe skandale.