Në zgjedhjet presidenciale të raundit të dytë të mbajtur me 5 maj të vitit 2019 në Likovë deri në ora 10 kanë votuar 741 persona ose 2.92 % nga trupi votues, shkruan Almakos.
Në ora 13 dalja në votime në Komunën e Likovës është rritur në 2.228 votues ose 8.78 % nga trupi i përgjithshëm votues.
Përndryshe numri i përgjithshëm i votuesve në Komunën e Likovës është 25.401 votues dhe në orët në vijim kjo përqindje pritet që të ndryshoje.
Gara në këtë raund të zgjedhjeve presidenciale po zhvillohet midis Stevo Pendarovskit dhe Gordana Siljanovskës.


