Pushtimi ushtarak i Rusisë mbi Ukrainën, tani u shndërrua edhe në luftë propagandiste. Sa është i pranishëm në vendin tonë fenomeni i lajmeve të rreme lidhur me pushtimin rus, duke pasur parasysh se në çdo luftë të parat që pësojnë janë faktet dhe informacionet?
Kjo ishte tema e debatit në emisionin e mbrëmshëm “Click Plus” të TV21, ku njeriu i parë i Organizatës “Civil”, Xhabir Deralla tha se në Parlamentin e Maqedonisë ka mbështetës të Rusisë.
Ju keni një situatë në të cilën Rusia, duke u bazuar në post-Luftën e Dytë Botërore, imazhi të cilin e bart Bashkimi Sovjetik në atë kohë është se njëra nga fuqitë kryesore e cila e mundi nazizmin, tani shkon në drejtim të shkombëtarizimit të një vendi….
-Keni edhe parti politike në Kuvend, mendoj se ato janë….
B.J: Një parti politike e cila priti edhe ambasadorin rus…
-Një parti politike është në Kuvend, por ka edhe 2-3 të tjera jashtëparlamentare”.
Por, sa hapësirë zënë këto dezinformata dhe propaganda te ne? Sipas gazetarit, Goran Rizaov nga “Meta”, ato më së shumti përhapen nëpër rrjetet sociale.
“Shumica e dezinformatave po përhapen nëpër rrjetet sociale. Por, ka edhe “mejnstrim” media të cilat te ne gjithashtu përhapin dezinformata, sidomos për luftën në Ukrainë. Një nga narrativet është se në këtë luftë Rusia po lufton kundër fashizmit, fashizmit global, se qëllimi është që të mundet fashizmi etj… Ky narrativ është kaq i përhapur sa që në vendin tonë ka njerëz të cilët ende po debatojnë nëse në Ukrainë ka luftë”, tregon Rizaov.
Që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, autoritetet e Maqedonisë vendosën ta ndjekin vendimin e BE-së dhe ta ndërpresin transmetimin e programeve të mediave shtetërore ruse, siç janë “Russia Today” dhe “Sputnik”. Ky hap ishte ndërmarrë me të vetmin qëllim – të mos lejohet përhapja e dezinformatave nga mediat ruse.