Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë për sot janë caktuar vazhdimet e pesë seancave plenare, në të cilat ka ligje me debat të përfunduar dhe për të cilat duhet vetëm të votohet dhe ligje dhe vendime të tjera për të cilat të zgjedhurit e popullit do të mund të debatojnë. Janë caktuar vazhdimet e seancës së 18., 26.,29., 34. dhe 39.
Në seancën e 18-të në rend dite është Projektligji për detyrimin e Maqedonisë së Veriut me hua tek Banka Ndërkombëtare për Ripërtëritje dhe Zhvillim – Banka Botërore sipas marrëveshjes për hua për financimin e Projektit për modernizimin e bujqësisë, me procedurë të shkurtuar.
Në seancën e 26-të kanë ngelur Projektligjet për përcaktimin e statusit juridik të objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme, me procedurë të shkurtuar dhe Projektligji për analizimeve e fakteve dhe dëshmive të përdorura në procedurë gjyqësore, në lexim të parë i shtruar nga: Pavle Trajanov, Maja Moraçanin, Mirosllav Bogdanoski, Bobi Mojsoski, Monika Zajkova.
Në kuadër të seancës 29., 34. dhe 39 kanë ngelur nga disa ligje, për disa prej të cilave debati ka përfunduar.