Në kulmin e tensioneve Kosovë-Serbi pas sulmit terrorist që grupi i armatosur serb kreu në Mitrovicë, sot shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM), gjenerali Vasko Gjurçinovski ka zgjedhur të ndodhet për vizitë zyrtare në Forcat e Armatosura të Serbisë.
Në kuadër të vizitës ai do të qëndrojnë Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, ku do të ketë takim me kolegun e tij serb, gjeneralin Milan Mojsiloviq.
Sipas njoftimit, nismat rajonale do të diskutohen si platforma për forcimin dhe ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë së rajonit si prioritet, që arrihet përmes dialogut të hapur dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore.|Almakos