Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Prof. Dr. Burhanettin Duran, është emëruar si Kryetar i Komunikimit në Presidencën e Turqisë.
Sipas Vendimit të Presidentit të botuar në Gazetën Zyrtare, Prof. Dr. Burhanettin Duran është caktuar në krye të Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës.
Në një reagim përmes rrjeteve sociale lidhur me vendimin, Prof. Dr. Duran ka shprehur mirënjohjen ndaj Presidentin turk, Rexhep Tajjip Erdogan:
“Shpreh falënderimet e mia për Presidentin tonë, që më ka besuar detyrën e Kryetarit të Komunikimit të Presidencës. Uroj që nën udhëheqjen e Presidentit, Zoti të më mundësojë të kontribuoj me shërbime të dobishme për atdheun dhe kombin tonë”.
Biografia e shkurtër e Burhanettin Duran:
Prof. Dr. Burhanettin Duran ka diplomuar në Departamentin e Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Bogazici, ndërsa studimet pasuniversitare dhe doktoraturën i ka përfunduar në Universitetin Bilkent në Ankara.
Ai ka botuar një numër të madh librash dhe artikujsh shkencorë mbi politikën e jashtme turke, SHBA-në, Evropën, islamizmin, demokracinë, zonat e konfliktit dhe shoqërinë civile.
Prof. Duran ka shërbyer si Koordinator i Përgjithshëm i think-tankut SETA, ligjërues në Universitetin e Shkencave Sociale të Ankarasë, si dhe anëtar i Këshillit të Sigurisë dhe Politikës së Jashtme pranë Presidencës së Turqisë.
Ai ka qenë redaktor i veprave si: “Vizioni i Turqisë për Shekullin e Ri”, “Lëvizja Kombëtare për Teknologjinë”, dhe “Turqia pas 15 Korrikut”.
Për afro 10 vjet ka shkruar kolumna për gazetën Sabah, si dhe ka kontribuuar në programe në televizionet TRT, NTV dhe A Haber. Njëkohësisht, ka qenë Kryeredaktor i revistës Kriter.
Që nga maji i vitit 2024, Burhanettin Duran kishte mbajtur postin e Zëvendësministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë.