Vëzhguesit e organizatës së shoqërisë civile “Civil” dërguan fotografi nga vendbanimi Bair në Manastir, ku gjatë ditës disa grupe të votuesve u transportuan me një furgon, përcjell TetovaSot.
Nga “Civil” thonë se vëzhguesi i tyre nga tereni vuri në dukje se votuesit janë dërguar në votim në shkollën “Gjorgji Sugarev”.
Nga atje ata shtojnë se përveç furgonit, votuesit dërgohen edhe me disa makina./TetovaSot/